Jeta Osh Qef
Home

Rrëmbyen 13-vjeçaren, flet njëri nga djemtë: Kam folur në Facebook, e merrja gjithmonë për…
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

3 të rinj janë vënë në pranga pasi kanë rrëmbyer një vajzë 13-vjeçare dhe kanë tentuar ta përdhunojnë ditën e sotme.

Mirëpo, një prej të rinjve, i arrestuar për tentativën e rrëmbimit ka deklaruar në Polici se si e njihte 13-vjeçaren.

Jorges Dosti ka deklaruar se e ëma e tij e merrte shpesh vajzën për ta ndihmuar në punët e bujqësisë, për të mbjellë apo vaditur lulet tek shtëpia që ndërtohej dhe se veç kësaj, ata flisnin shpesh në Facebook.

Vajza u rrëmbye me forcë nga Dosti dhe dy shokët e tij dhe u dërgua me forcë, e lidhur, në një shtëpi të pabanuar ku kanë tentuar ta përdhunojnë, por pa mundur t’ia arrijnë qëllimit.

Nëna e vajzës tha:

Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai si gjithmonë. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”.

Të arrestuar për ngjarjen janë:

1.Redion Tereziu, 22 vjeç

2.Jorges Dosti, 24 vjeç

3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Mbi ta rëndojnë dy akuza: “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” mbetur në tentativë.