Jeta Osh Qef
Home

Faton Shoshi harron Erën, lidhet me modelen e njohur shqiptare?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndarja e tyre u komentua gjatë rreth një vit më parë, kur Faton Shoshi hoqi dorë nga menaxhimi i Era Istrefit.

Por që pas ndarjes mediat kanë aluduar shpesh se menaxheri i njohur mund të ketë nisur një lidhje të re.

Gjithë thashethemet nisën kur ai filloi të postonte foto të ndryshme ku shfaqej me shenja buzëkuqi në buzë.

Megjithatë deri më sot nuk ishte përmendur ndonjë emër konkret se cila mund të ishte e dashura e re.

Mirëpo një postim i fundit i menaxherit nxiti mediat rozë të shkruajnë rreth lidhjes së tij.

Fatoni ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto, ku shfaqej modelja  e njohur Alesia Noka. Në përshkrim të së saj ai kishte vendosur një zemër.

Por nuk  kaluan as 5 minuta dhe menaxheri e zhduku foton menjëherë nga profili i tij. Veprimi i tij i ka çuditur të gjithë dhe ka ngritur dyshime se mes tyre mund të ketë një lidhje dashurie dhe Alesia me Fatonin të jenë çifti më i ri i showbizit shqiptar.