Jeta Osh Qef
Home

Fituesit e lotarisë amerikane, ja kush do t’i thotë LAMTUMIRË atdheut
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ora është 18:00!!!

Ambasada amerikane njofton se për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2019, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nga vetë qytetarët përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check) dhe nuk ka njoftim përmes e-mailit.

Capture

Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur 

Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së, www.dvlottery.-state. gov nga 15 maji 2018 deri në 30 shtator 2018.

Kontrolli i Statusit të Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, do t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë.

Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të të Regjistruarve (Entrant Status Check) është www.dvlottery.state.gov.

Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur.