Jeta Osh Qef
Home

Merr armën dhe shkon të vrasë ish-gruan, elbasanasi nuk pranonte dot ndarjen
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

1437325325vras-mbu-gol

Foto ilustruese

Një ngjarje që për pak përfundoi në tragjedi është shënuar pasditen e sotme në Elbasan.

Romeo Sejdini nga fshati Gjergjen i këtij qyteti, tentoi të përdorte armën e zjarrit ndaj ish-bashkëshortes së tij Sonila Muça.

Çifti ishte divorcuar një vit me parë ndërsa kohët e fundit burri kishte kërkuar ribashkim me ish-gruan e tij, por kjo gjë ishte refuzuar prej saj.

Pasi i kishte bërë presion dhe nuk kishte marrë sërish një përgjigje pozitive për t’u ribashkuar pas divorcit, 38-vjeçari kishte marrë armën dhe kishte planifikuar për ta vrarë.

Arma që ai mbante në momentin e arrestimit ishte pa leje.

Policia ka marrë njoftim se një person i armatosur mund të kryente një krim të organizuar dhe ka ndërhyrë për ta ndaluar.

Romeo Sejdini pas kësaj historie rrezikon disa vite burgim me akuzën e vrasjes me paramendim, të mbetur në tentativë.