Jeta Osh Qef
Home

Pse nuset veshin fustan të bardhë? Tradita nis nga një 16-vjeçare
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 15.05.2018, 19:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
nuse

Foto ilustruese

Martesa cilësohet si një ndër ditët më të bukura të njeriut, sidomos për vajzat.

Por a e kemi menduar ndonjëherë se çfarë domethënie ka kjo veshje e bardhë? Përse nuset veshin vello? Prej kur janë bërë një gjë tradicionale e çdo nuseje?

Ndërkohë që në ditët e sotme nuset zgjedhin modele të ndryshme fustanesh, ngjyra është e njëjtë.

Sipas Daily Star ky ritual ka nisur që prej më shumë se një shekulli. Për këtë ka folur historiania britanike Geraldine Roberts e cila ka treguar për se pavarësisht se shumë besojnë se Mbretëresha Viktoria ka qenë e para e cila ka parakaluar në altar e veshur me fustan të bardhë në vitin 1840 kur u martua me Princ Albert, në fakt tradita e ka zanafillën disa dekada më parë.

Geraldine ka treguar:

Rituali nisi në vitin 1789 kur vajza e një baroni, aristokratia Catherine Tylney-Long, 16 vjeç, u martua me William Wellsesley Pole, një djalë që nuk kishte një prejardhje mbretërore dhe nuk vinte nga një familje e pasur. Për këtë arsye, martesa e tyre shkaktoi shumë polemika. Detajet e veshjes së Catherinë shkaktuan një sensacion dhe e bënë fustanin e bardhë të nuses të dëshirueshëm nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Prandaj që nga ai moment, nuset nisën ta vishnin fustanin e bardhë si një simbol të dashurisë së vërtetë dhe pastërtisë."