Jeta Osh Qef
Home

Përcaktimi i kufirit detar me Greqinë, ministria e Jashtme jep njoftimin
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

auto_ministria-e-jashtme1526402570

Pasditën e sotme ka përfunduar raundi i dytë i negociatave mes Shqipërisë dhe vendit fqinj Greqisë në lidhje me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila  ka njoftuar përfundimin e raundit të dytë të bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shkruhet:

Përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.