Jeta Osh Qef
Home

Këngëtarja izraelite që fitoi Eurovisionin: Shqiptarët më kanë kërcënuar me mesazhe
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 15.05.2018, 19:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ajo fitoi festivalin e Eurovisionit pak ditë më parë, por për këtë pati shumë komente negative sidomos në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Netta Barzilai, fituesen e Eurovision 2018 ,që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Ajo konkurroi me këngën “Toy”, të cilën e këndoi e vetme dhe çoi në Izrael kupën e Eurovision.

Neta ju është përgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan se në fakt kënga e saj nuk ka të bëjë me një "pulë" siç shumë njerëz e krahasuan. Ajo ka treguar se kënga ka një mesazh të rëndësishëm për të zgjuar fuqinë femërore dhe për drejtësinë shoqërore, e gjithë kjo e mbështjellë me klithma të lumtura dhe shumëngjyrëshe gjatë gjithë këngës.

Jo vetëm kaq, por këngëtarja ka thënë së fundmi se ka marrë mesazhe kërcënuese nga disa vende, ndër të cilët është edhe Shqipëria.

Ajo ka deklaruar:

 Kam dëgjuar shumë gjëra të bukur për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk kam një përvojë jo të bukur. Unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në shënjestër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael. Unë jam përpjekur t’i injorojë ato. Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që unë dua më së shumti në botë dhe kjo e përmbush lumturinë time.”