Jeta Osh Qef
Home

Erdogan reagon për ‘luftën’ në Gaza: Izraeli po bën gjenocid!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashper pas luftës që po ndodh në Gaza, ku nga protestat janë vrarë mbi 50 persona dhe janë plagosur mbi 2 mijë të tjerë.

Erdogan ka shpallur tri ditë zie në Turqi, në shenjë solidarizimi me palestinezët.

Presidenti njoftoi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka kryer blerje emergjente me një vlerë prej 100 mijë dollarëve dhe ka nisur t’i dërgojë këto ndihma nëpër spitalet në Gaza.

Ai u shpreh se:

Duke filluar që nga nesër kemi shpallur tri ditë zije kombëtare në vendin tonë për solidarizim me vëllezërit tanë palestinezë. Ajo që po bën Izraeli është gjenocid. Izraeli po ushtron terror shtetëror.
Izraeli është një shtet i terrorit. I ftojmë të gjithë njerëzit me arsye të shëndoshë, qoftë i krishterë, hebre ose besim tjetër, të ngrisin zërin kundër kësaj padrejtësie. Të premten pas dite, në sheshin Yeni Kapi do të realizojmë tubim masiv kundër mizorisë."