Jeta Osh Qef
Home

Mesfushori i kombëtares firmos për 5 vite me ekipin e madh europian
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 15.05.2018, 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka bëhet me ekip të ri. 22-vjeçari që u zbula nga Kristian Panuçi largohet përfundimisht nga Poli Iasi dhe transferohet në klubin e madh rumun Steaua Bukuresht.

Ylli i ri i kuqezinjve ka firmosur një kontratë pesë-vjeçare me klubin e kryeqytetit të Rumanisë duke bërë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij.

“Unë do të bëj testet mjekësore nesër në mëngjes, kështu që kjo punë është e kryer 100%. Në rast se avioni nuk bie sot, atëherë unë do të firmos për pesë vite dhe më pas më 17 maj shpresoj që të jem në shtëpinë time në Norvegji”, deklaroi Qaka.

Këtë sezon, Qaka ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar dy gola Për Poli Iasi. Transferimimes klubeve u krye për afërisht 400-450 mijë euro.