Jeta Osh Qef
Home

“I mbulon femrat me lekë në pub-e nate?” fëmijët sikletosin miliarderin, shpërthen pedagogu
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, një emision në format fëmijësh moderuar nga Alketa Vejsiu, ka qenë i ftuar miliarderi shqiptar Saimir Mane.

Ai nuk është personazhi i parë i ftuar që vihet në vështirësi përballë pyetje të fëmijëve, që rrallëherë mund të quhen të pafajshme për moshën e tyre.

Reagimet mbi pyetjet shpeshherë të pavenda e të stisura nga ana e organizatorëve për fëmijët, u kanë rënë ën sy të gjithëve, por të paktë kanë qenë ata që kanë reaguar.

Një prej pyetjeve që iu drejtua miliarderit shqiptar ishte:

Kur ikën në pub-e (lokal nate), a i mbulon femrat me lekë”?.

Në lidhje me këtë ka reaguar pedagogu dhe gazetari Erion Kristo me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka kritikuar keqpërdorimin e pafajësisë dhe inteligjencës së fëmijëve në ekran e mendimi i tij është mbështetur nga shumë komentues të tjerë.

STATUSI I PLOTË

Shfrytezimi i femijeve, i inteligjences, bukurise dhe pafajesise se tyre per tu bere fresk oligarkeve, pushtetareve dhe njerezve me produkte te dyshimta kulturore, eshte nje peshtiresi qe me perzien zorret. Pyetja e femijes ishte: kur shkon ne pab, a i mbulon femrat me leke?Edhe nje here ne vit qe behet emision per femije, ata perdoren. Po kjo nuk eshte me e keqja. Me e keqja eshte duartrokitja e njerezve dhe mungesa e reagimit te intelektualeve.Po prape ka dhe me keq se sa kaq. Kam vite qe flas per femijet dhe nuk shoh asgje te bukur ne horizontin e tyre. Me sa kuptoj, kaq fuqi kemi. Kjo me derrmon plotesisht!”