Jeta Osh Qef
Home

E bija martohet me princin, babai refuzon të shkojë në dasmë
Shkruar nga: L.Çela | Publikuar më: 15.05.2018, 21:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Të shtunën do të zhvillohet dasma e shumë përfolur mes Princit Harry dhe Meghan Markle.

Megjithatë, babai i aktores, Thomas duket se ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë event madhështor dhe ditë të shënuar për vajzën e tij.

Mësohet se babai i Meghan u ka thënë gazetarëve nga shtëpia e tij në Meksiko,  se është duke menduar seriozisht të mos marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij me Princin Harry.

Edhe pse më herët u paraqitën disa foto, ku dukej se Thomas po përgatitej për të marrë pjesë në dasmë, ai është shprehur se nuk dëshiron të shqetësojë vajzën e tij në këtë ditë të shënuar.

Nga ana tjetër, Pallati Kensington ka reaguar nëpërmjet një deklarate të shkurtër, duke thënë se ky është ‘një moment personal i Meghan Markle’, ndaj nuk ka preferuar të ndajë detaje të tjera.