Jeta Osh Qef
Home

Po i propozonte i dashuri për martesë, djali i saj 3-vjeçar i shkrin të gjithë me veprimin që bën
Shkruar nga: F.Tenolli | Publikuar më: 15.05.2018, 22:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një djalosh 3-vjeçar i ka marrë të gjithë vëmendjen mamasë së tij gjatë kohës që partneri i saj po i propozonte në gjunjë për martesë.

33-vjeçari i quajtur Kevin mezi po priste t’i drejtonte të dashurës së tij 27-vjeçares Allyssa, pyetjen që do lidhte jetët e tyre, kur papritmas djali i saj uli pantallonat dhe nisi të urinonte.

Në video Allysa i përgjigjet me po pyetjes së Kevinit dhe më pas vjen një përqafim i ngrohtë, ndërkohë që në prapaskenë djali i saj Owen po i përgjigjej thirrjes së nënës natyrë.

Vajza e Kevinit ishte ajo e cila filmoi videon gazmore dhe shpërtheu në të qeshura.

Çifti nuk e kishte kuptuar akoma veprimin qesharak të të voglit ndërkohë që po shkëmbenin unazat.

Videoja ka mbledhur më shumë se 56 mijë shikime në pak orë.