Jeta Osh Qef
Home

Shkrimi në mur, UET: Do ngremë padi, dëmshpërblimin e çojmë për bamirësi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme, në redaksinë e JOQ.al kanë mbërritur pamjet shkrimit të bërë në afërsi të murit të godinës së Universitetit Europian të Tiranës. Në të ishte shkruar kërkesa drejtuar atij që njihet si pronari i këtij universiteti, Henri Çilit, për pagesën e rrogave të punëtorëve.

Dikush ka shkruar dhe të tjerë e konfirmuan përmes mesazheve të dërguara në redaksinë e JOQ.al, vërtetësinë e problemit.

Njëkohësisht ka ardhur edhe reagimi i universitetit në fjalë, duke e cilësuar këtë fenomen si fushatë kundër universitetit për luftë tregtare.

Teksa vërtetësia e lajmit hidhet poshtë, duke kujtuar se universiteti u është nënshtruar standardeve më të larta ndërkombëtare në auditim financiar, pas akreditimit akademik “shumë mirë” nga agjencia angleze e akreditimit QAA – Quality Assurance Agency, nuk mungojnë as cilësimet e teksteve mediatike si denigruese dhe të gënjeshtërta.

JOQ.al sjell më poshtë reagimin e bërë nga universiteti në fjalë, teksa kujtojmë ankesën e bërë nga mesazhdërguesit, fjalët e tij si dhe faktin kryesor e aspak të rremë që ka të bëjë me shkrimin në murin e UET.

32463091_2392261834132806_7016565158101123072_n

Reagimi i UET:

UET: Fushata kundër universitetit për luftë tregtare:

padi për shpifjet, dëmshpërblimet do t’i çojmë për bamirësi.

Universiteti Europian i Tiranës, pjesë e EEI Sh.p.k. – Iniciativa Europiane për Edukim hedh poshtë me neveri, si pjesë të një lufte tregtare lajme nga të ashtuquajtura portale mediatike, inskenime, tekste denigruese edhe të gënjeshtërta njëkohësisht.

Këto lajme nuk kanë asnjë bazë reale dhe janë tërësisht jashtë etikës së institucioneve private. Ato nuk janë gjë tjetër vetëm elemente të një fushate denigruese të nxitur nga elementët e konkurrencës për interesa tregtarë si dhe nga portale që kanë një natyrë shantazhuese mbi biznesin dhe institucionet e pavarura në Shqipëri.

UET dhe shoqëria që e ka në pronësi, respektojnë të gjitha standardet e miradministrimit, sipas legjislacionit në fuqi në të gjitha aspektet dhe kanë marrëdhënie shumë korrekte me të tretët në funksione të detyrimeve fiskale etj. UET dhe shoqëria që e ka atë në pronësi u janë nënshtruar standardeve më të larta ndërkombëtare në auditim financiar, pas akreditimit akademik “shumë mirë” nga agjencia angleze e akreditimit QAA – Quality Assurance Agency.

EEI Sh.p.k. njofton se zyra juridike ka dokumentuar ligjërisht të gjitha llojet e këtyre sulmeve dhe është duke përgatitur paditë përkatëse për dëmtim imazhi, padi penale për shpifje dhe fyerje ndaj individëve, shoqërive tregtare dhe mediave që i nxitin dhe i përhapin këto lajme.

EEI sh.p.k. ka vendosur që të gjitha të ardhurat që do të përfitohen nga këto padi do të shkojnë për donacion tek Instituti Europian Pashko, organizatë jofitimprurëse e krijuar nga Iniciativa Europiane për Edukim për të promovuar vlerat e lirisë, konkurrencës dhe etikës së sipërmarrjes së lirë.

Edi Vlusha

Drejtor i Komunikimit/UET