Jeta Osh Qef
Home

A doli nga PS audiopërgjimi? Berisha: E thonë këtë, pasi…
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar sot në emisionin “Studio e Hapur”, ka thënë se zërat që audio përgjimi ka ardhur nga maxhoranca janë të shumta pasi lufta në qeveri është bërë shumë e madhe.

Kjo është një betejë e egër mes Xhafajt e Tahirit, që filloi direkt sapo Fatmiri u zgjodh ministër, tha Berisha.

Vasili: Ka zëra se audiopërgjimi vjen nga segmente të mazhorancës si pasojë e luftës së brendshme në PS…

Berisha: Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak  të një beteje të egër mes Xhafajt e Tahirit sapo Fatmiri u zgjodh ministër. Po të dëgjosh fjalën e Tahirit të fundit, e shikon sulmin frontal që i bën Xhafajt. Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhet të përmbyste atë të Tahirit. Por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit.

berisha-222