Jeta Osh Qef
Home

Portieri i Romës i vë kusht të dashurës: Hiq dorë nga kjo punë!
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 15.05.2018, 22:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Roma ka zhvilluar një sezon për t'u mbajtur mend pasi përveçse ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League, shkoi edhe deri në gjysmëfinale, madje duke eleminuar Barcelonën.

Për verdhekuqtë, shumë pak herë është parë në fushën e lojës, portieri i dytë i ekipit, Lucasz Skorupski.

Polaku është gati të largohet nga Roma, sepse gjatë këtij sezoni nuk ka luajtur pothuajse fare.

Më shumë se sa për në fushën e lojës, ai komentohet nga fansat për partneren e tij, Matilde Rosi e cila dallohet për format e saj superseksi.

Por, ajo që bie në sy është fakti se portieri 27-vjeçar ka rrëfyer se i ka kërkuarasaj që të heqe dorë nga profesioni i saj si modele, pasi nuk duron dot faktin që ta shohin të tjerët duke pozuar me të brendshme.

Duke parë fotot e saj, ndoshta do i jepni të drejtë që të ndihet xheloz.