Jeta Osh Qef
Home

Berisha: Rama nuk e bleu tokën në Surrel, ia dhuroi vjehrri i një deputeti
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vila e kryeministrit Edi Rama është bërë shpesh objekt i rrjeteve sociale, jo vetëm për shkak të veçantisë, por edhe për të përmasave gjigante.

Megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se ka zbuluar mënyrën se si Rama ka rritur arritur të ndërtojë vilën luksoze.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24” Berisha deklaroi se tokën në Surrel Rama nuk e kishte blerë, edhe pse deklaroi se e kishte marrë 2 dollarë për metër katror, por se ia kishte dhuruar vjehrri i një deputeti.

Berisha u shpreh se:

Çfarë fytyre ka Fatmir Xhafa t’u kërkoi 10 mijë policëve; nëse ke pirë kafe me ndonjë trafikant. Ca fytyre ka Xhafaj tu kërkoi qindra gjyqtarëve kur Rama mori pallatin në pajë?! Ai e ka deklaruar 2 dollarë metri katror. Atë historinë e tokës e di unë. E di madje edhe kush ia ka falur. E ka marrë dhuratë. Por e ka deklaruar se e ka blerë 2 dollarë. Po nuk mund të pranojë 5 mijë metra katorë. Gruaja e tij ka qenë drejtoreshë në administratën time. Tokën nuk e mori Linda. Ai ka bërë gënjeshtra. Toka iu fal Ramës nga vjehrri i një deputetit. Linda e ka marrë përsipër, në mënyrë skandaloze me 2 dollarë”.