Jeta Osh Qef
Home

Trajneri nuk e mori në Botëror, sulmuesi i Bayernit qan në stërvitje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjermania është një nga pretendentet kryesore për të fituar Botërorin "Rusi 2018".

Trajneri i "Panzerave", Joachim Low shpalli sot listën paraprake me 35 futbollistët e grumbulluar për këtë kompeticion.

Në listën e tij, ra në sy mungesa e Mario Gotze-s, futbollistit që shënoi golin deçiziv në finalen e 2014 kundër Argjentinës, por edhe sulmuesit tëBayern Munich, Sandro Wegner.

Ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë zgjedhjen e trajnerit Low. 30 vjeçari është fotografuar në qendrën stërvitore të klubit duke u stërvitur me sytë në lot.

Shokët e ekipit, por edhe trajneri Hejnkes janë përpjekur të ngushëllojnë sulmuesin, por ai ka qenë vërtet shumë i zhgënjyer.