Jeta Osh Qef
Home

Gazetarja e huaj pyet Ramën për median “kazan”, kryeministri ka probleme me përkthimin
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Raportet e fundit për lirinë e medias në Shqipëri janë shqetësuese, pasi ndikimi politik është i konsiderueshëm.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë mediat quhen “kazan” nga i pari i qeverisë. Kjo ka bërë që sipas raportit “Reporterët pa kufij” 80% e gazetarëve të ndihen të pasigurtë për të ardhmen dhe të ekspozuar nga fyerjet e Edi Ramës, të konsideruar tashmë llum kazani dhe armiq.

Pikërisht për këtë temë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Euronews”.

Gazetarja Efi Koutsokosta pyeti Ramën rreth shprehjes së tij kazan”, teksa i tha:

Ky është mendimi që keni për gazetarët në vendin tuaj?”

Përgjigja e Ramës që ngjante më tepri si justifikim ishte:

Kur them kazanë, në shqip është njësoj si të thuash lajme të rreme (fake news), sepse nuk përkthehet mirë kjo fjalë në shqip. Nuk e kam fyer kurrë një gazetar personalisht. Unë sigurisht shpreh mendimin tim për mediat kazanë dhe kemi shumë media kazanë sot nëpër botë. Nëse ata kanë të drejtën e tyre për të shprehur mendimet, kjo nuk do të thotë që unë nuk kam të drejtë të shpreh mendimet e mia.”

E dini ju si përkthehet “fake news” në shqip dhe “kazan” në anglisht…?!

Intervista e plotë: