Jeta Osh Qef
Home

Video/ “Po ça thu o burrë!”, shoferi i jep lekë policit në Tiranë për t’iu shmangur komisionit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Problemet me qarkullimin rrugor duket se janë ende larg minimizimit sa kohë korrupsioni është i pranishëm tek ata që supozohet se do vënë në zbatim ligjin.

Në emisionin investigativ “Stop” mbrëmë është transmetuar një video që tregon se si korruptohet një punonjës policie, i cili fal shkelësin e rregullave të qarkullimit rrugor në këmbin të lekëve.

Në rrethrrotullimin “Zogu i Zi”, Tiranë, një shofer hyn keq në parakalim, duke thyer njëkohësisht edhe sinjalistikën për ndalimin e këmbësorëve dhe fill pas kësaj polici rrugor e ndalon.

Polici i thotë se ai parakalim është i gabuar dhe duhet të paraqitet në komision, por shoferi “negocion” me para dhe uniforma policore e fal.

4-19-1-1024x574 (1)

Biseda:

Qytetari – Q… robt! Dita e parë që vij në Shqipëri dhe veni gjobë, or burrë!

Polici Rrugor – Po ti e pe vetë sesi po ecje.

Qytetari – Mirë veje gjobën, ça ke për të vënë, hajde!

Polici Rrugor – Në rregull!

Qytetari – Veje gjobën, o vëlla, s’ka problem! Sa është gjoba?

Polici Rrugor – Gjobën e vendos komisioni, sa lekë do e marrësh.

Qytetari – Si komision?

Polici Rrugor – Patjetër!

Qytetari – Komision për këtë? Seriozisht e ke?

Polici Rrugor – Po hë! Si t’u duk ty? Si po ecje?

Qytetari – Po parakalim bëra, parakalim i gabuar, por jo komision, o burrë! Ve një masë gjobe, po jo komision se s’ka kuptim! Ç’është kjo punë?!

Polici Rrugor – Po ça të të shkruaj? I bie mos të ta shkruaj, më mirë të fal!

Qytetari – Po mirë, më fal! Po të jap një kafe dhe hajt shëndet! Prit aty sa të shkoj të thyej lekët se s’kam lekë shqiptare!

Polici Rrugor – Hape krahun aty, më andej!

Qytetari – Leka për xhaxhi policin!Hë shefi? Ja, se ta jap prapë!

Polici Rrugor – Na merri këto dhe mos ec në atë lloj mënyre që ecën! Dakord?

Qytetari – Na shihi! Shihi, shihi se s’i ke parë mirë! (qytetari i jep lekët policit).

Polici Rrugor – A je dakord kështu?

Qytetari – O po erdha më në Shqipëri unë…

Polici Rrugor – Po erdhe më në Shqipëri?! Pse?

Qytetari – Po ça thu, or burrë! Këtu është katastrofë!

Polici Rrugor – Po të ecësh tamam, nuk është katastrofë.

Qytetari – Po leje, o burrë, se aty hyn në rreth si kafshë, mirë që s’të shtypin, të ecësh tamam…

Polici Rrugor – Po të ecësh avash, po të ecësh me rregulla… Edhe në Gjermani të ecësh tamam nuk të bezdis policia, gjithandej njësoj është.

Qytetari – Hajde mirupafshim!

Polici Rrugor – Mirupafshim!

Pra, polici rrugor pavarësisht faktit që i mori para drejtuesit të automjetit për të mos e nxjerrë para komisionit, e këshilloi madje të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.