Jeta Osh Qef
Home

Audiopërgjimi i Agron Xhafajt, zbulohet kush është personi “X” dhe “Ermali”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas publikimit të përgjimit ambiental të vëllait të Fatmir Xhafajn, çështja u bë akoma më e komplikuar pasi në bisedë ishin të përfshirë një bashkëpunëtori “X” dhe një tjetër me emrin “Ermal”.

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, u kallëzua nga Partia Demokratike këtë të hënë dhe pritet që në vijim të dalin prova të reja.

Mirëpo kush është personi “X” dhe kush është Ermali?

Sipas burimeve të “Panoramës” në PD audiopërgjimi i “Bashkëpunëtorit X” dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është realizuar në qytetin e Vlorës në gjashtë muajt e fundit.

PD do të vijojë edhe sot me prova të reja që implikojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e lëndëve narkotike, ndërkohë që pret një reagim nga qeveria për ministrin e Brendshëm të saj. Po sipas PD përgjimi ambiental mes “Bashkëpunëtorit X” dhe Agron Xhafajt është realizuar në biznesin privat të vëllait të ministrit, një lokal në katin e dytë të një pallati pranë shkollës “Pavarësia” në Vlorë.

Personi që takohet me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili në përgjimet e PD-së etiketohet si “Bashkëpunëtori X” është një skafist i dënuar në Itali. Ai ka një dënim prej 7 vitesh me burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike dhe me Agron Xhafajn ka pasur njohje të hershme si pasojë e ushtrimit të aktivitetit kriminal.

Në përgjimin e publikuar nga PD, vëllai i ministrit Xhafaj i kërkon “Bashkëpunëtorit X” të takohet me një person me emrin Ermal, i cili do ta ndihmojë për të siguruar rrugën e kërkuar. Të dhënat e siguruara nga PD flasin për një funksionar të Policisë së Shtetit në Vlorë me emrin Ermal, i cili ka qenë nën urdhrat e Agron Xhafajt, sa i takon ushtrimit të veprimtarive të jashtëligjshme.