Jeta Osh Qef
Home

Maradona bëhet president i një klubi bjellorus
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 16.05.2018, 09:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Diego Armando Maradonës nuk i rinë dot duart larg futbollit.

Pasi mbylli aventurën në Emiratet Arabe me skuadrën e Al-Fujairah, tani legjenda e Argjentinës bëhet president i një klubi futbolli në Bjellorusi.

Ai do të jet president i këshillit të administratorëve të klubit Dinamo Brest. Maradona ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën bjelloruse.

Maradona do të nisë nga puna pas Botërorit “Rusi 2018”. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Dinamo Brest.