Jeta Osh Qef
Home

Harrojeni shiun, sot dhe në vijim ju pret diell përvëlues
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.05.2018, 09:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
30079424_176480813007120_2146142308238622720_n

Një ditë më parë thuajse në të gjithë vendim mbizotëroi një mot me reshje intensive shiu, ku në disa zona pati edhe përmbytje, por nga e mërkura situata sinoptike do të ndryshojë dhe shiu do t’i lërë vendin diellit.

Këtë të mërkurë do të mbizotërojë një mot kryesisht me diell me vranësira të pakta.

Ndërkohë temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë. Fillimi i javës tjetër do të sjellë temperatura deri në 10 gradë më të larta se aktualet, ku në kryeqytet pritet që të kapin vlerën e 30 gradëve.

Sipas IGJEUM priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Dibër, Tiranë dhe Vlorë ato do të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive. Në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive.

Ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë ato do të jenë të dobëta, por lokalisht mesatare. Reshjet do të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata, kryesisht në zonat malore. Shumica e reshjeve pritet të bien gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 21 °C

në vendet e ulëta: 13 / 23 °C

në vendet malore: 8 / 20 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.16) era pritet të fryjë e lehtë.