Jeta Osh Qef
Home

Erion Kristo kritikon emisionin e Alketës: Shfrytëzohen fëmijët për oligarkët
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.05.2018, 09:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Emisioni me protagonistë fëmijët dhe pyetjet e tyre drejtuar personazheve të njohur në Shqipëri është rikthyer edhe njëherë në qendër të kritikave.

Puntatën e fundit i ftuar ishte biznesmeni Samir Mane, të cilin fëmijët i akne drejtuar pyetjet e inskenuara.

Njëri nga vogëlushët e emisionit e pyeti Manen “Kur ikën në pub-e (lokal nate), a i mbulon femrat me lekë?”, por kjo pyetje me konotacione seksiste ka irrituar jo pak masën.

I pari që ka reaguar publikisht ishte pedagogu dhe gazetari Erion Kristo, i cili kritikon ashpër “shfrytëzimin e fëmijëve për oligarkët”

Kristo shkruan:

Shfrytezimi i femijeve, i inteligjences, bukurise dhe pafajesise se tyre per tu bere fresk oligarkeve, pushtetareve dhe njerezve me produkte te dyshimta kulturore, eshte nje peshtiresi qe me perzien zorret. Pyetja e femijes ishte: kur shkon ne pab, a i mbulon femrat me leke?Edhe nje here ne vit qe behet emision per femije, ata perdoren. Po kjo nuk eshte me e keqja. Me e keqja eshte duartrokitja e njerezve dhe mungesa e reagimit te intelektualeve.Po prape ka dhe me keq se sa kaq. Kam vite qe flas per femijet dhe nuk shoh asgje te bukur ne horizontin e tyre. Me sa kuptoj, kaq fuqi kemi. Kjo me derrmon plotesisht!”

Pas minutës 15.