Jeta Osh Qef
Home

“Big Brother VIP” e prezanton Luana, Ledion Liço do jetë aty ku nuk e prisnit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej ditësh përflitet se këtë muaj do fillojë formati i ri i Big Brother, ku për herë të parë pjesëmarrës do jenë personazhe VIP dhe jo qytetarë të thjeshtë.

Është thënë gjithashtu që “Big Brother VIP” do zgjasë diku tek 40 ditë dhe në të do marrin pjesë personazhe që i shohim çdo ditë në portalet rozë dhe nëpër televizione.

Sa i takon prezantimit, fillimisht u tha se do e prezantonte Ledion Liço, por ui desh pak kohë të mësohej se BB do modelohej nga Luana Vjollca.

Pra, cili do jetë roli i Ledionit?!

Ledion Liço do jetë një ndër personazhet që do futet në shtëpinë më të famshme, kjo sipas “Express”, megjithëse deri tani nuk janë bërë publikë emrat tjerë dhe me gjasë nuk do bëhen deri natën kur spektakli do fillojë.