Jeta Osh Qef
Home

"Mos e lësho Fatmirin, siç lëshove Saimirin", Rama flet për drogën dhe vëllanë e Xhafajt
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.05.2018, 11:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kreu i qeverisë, Edi Rama, fill pas kthimit nga takimi me presidentin e Francës, ka dalë në një konferencë për media, në nisje të takimit të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Ai foli në lidhje me skandalin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Sipas Ramës, të gjitha akuzat e opozitës janë për të krijuar destabilitet, në një periudhë kur Shqipëria kërkon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe kut Kryeministri flet me europianët për të marrë votat e tyre pro hapjes së bisedimeve.

1

Rama tha:

Ministri i Brendshëm paska bërë një nën klandestin me qëllim për të mos ekstraduar vëllanë e tij, por falë zotit, Shqipëria ka opozitën syfajkua dhe hundëçakall.

Ministri i Brendshëm paska fsheh dënimin e vëllait, një dokument që gjendjet online prej 6 vitesh.

Ministri i Brendshëm qenka vetë kreu i një organizate kriminale të trafikimitë drogës, ku vëllai i tij u kap nga opozita në bisedim e sipër me një bashkëpunëtor X.

E gjitha do të ishte një parodi nëse nuk do të kishte ndodhur me të vërtetë. Një parodi me akte ditë pas dite.

Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabiliziuese, për t'i thënë Europës se ky është një vend ku Ministria e Brendshme është organizata mëmë e krimit të drogës e për t'u thënë shqiptarëve që ministrat e brendshëm nuk mund të jenë gjë tjetër veçse eksponentë të krimit".

Ai foli më konkretisht për çështjen e vëllait të ministrit Xhafaj, duke u distancuar prej veprimeve të bëra nga ai, teksa ka bërë me dije se ka kërkuar nisjen e hetimeve për këtë çështje si dhe verifikimin e audiomesazhit që publikoi Partia Demokratike.

2

Rama vijoi më tej me fjalët:

Këto akuza meritojnë përgjigje me hetim penal.

Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare, ekspertizën shkencore të këtij materiali si dhe mbledhjen e informacioneve të disponueshme  mbi çdo indicje të mundshme në lidhje me vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Më ka bërë përshtypje një reagim i shprehur në mënyra të ndryshme në drejtimin tim, në thelb përmblidhet  "Mos e lësho Fatmirin, siç e lëshove Sajmirin".

U them atyre që e mendojnë kështu se e respektoj shqetësimin e tyre që lidhet me bindjen e shumë qytetarëve se drejtësia nuk mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve, ndërkohë që ujqërve s'u ka hyrë gjë në këmbë, e kërkojnë koka ndër ne.

Së pari, ne nuk jemi ata. As nuk jemi si ata dhe as nuk mund dhe nuk duhet të bëhemi si ata. Ne nuk jemi të rënë nga qielli. Nuk jemi as të pagabueshëm e as të pakritikueshëm apo të paprekshëm nga të këqijat që prekin njerëzit kur ulen në karrige. Ne kemi një dallim themelor me ta. Ne mbajmë përgjegjësi për vete".

33