Jeta Osh Qef
Home

Në europian ishte yll, tani nuk shkon në Botëror
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 16.05.2018, 11:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Renato Sançes ishte një nga zbulimet e rinj të futbollit para dy vitesh kur Portugalia e tij fitoi Kampionatin Europian në Francë.

Ai ishte vetëm 18 vjeç dhe u shpall "Lojtari i ri më i mirë i Europianit".

Kaq mjaftoi që klubet e mëdha europiane në hidheshin në sulm për të dhe ekipi që fitoi garën ishte Bayerni i Mynihut.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi si duhet, pasi Sançes dështoi të Bajerni dhe ka shkuar huazimi te Suonsi në Premier Ligë.

Edhe aty ka dështuar totalisht duke bërë që Portugalia të mos e përfshij fare në listën e 35 lojtarëve, prej ku do dalë lista finale që do të shkojë në Kupën e Botës.