Jeta Osh Qef
Home

Rama degjeneron opozitën: Regjistrimi s’është autentik, as armiqtë s’e bëjnë këtë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka lënë me aq materialin audio të publikuar për bisedën e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me një trafikant droge.

Rama ka bërë me dije se audio-përgjimin e ka dërguar për ekspertizë në një laborator shkencor, për të dalluar autenticitetin e materialit.

2

Ai tha më tej:

E kam marrë mbrëmë përgjigjen shkencore të audio përgjimit, të bërë në një prej laboratoreve prestigjoze të botës. Më mjafton për t’u thënë juve se nuk jemi përpara as edhe një lloj prove kompromentuese për ministrin e Brendshëm, por një mashtrim me një material jo autentik, me të cilin synohet destabiliximi i qeverisjes dhe shkatërrimi i rrugës për çeljen e negociatave".

Rama shtoi më tej se materiali është shpërndarë në çdo adresë emaili në Europë, zyrtari dhe mediaje, nga ana e opozitës. Ai nuk nguroi të thoshte se opozita bëri atë që asnjë armik nuk do t’ia bënte vendit të vet.