Jeta Osh Qef
Home

Si e mbrojti Rama Xhafën duke i bërë helaq të vëllanë?
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.05.2018, 12:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Edi Rama doli hapur në mbrojtje të ministrit Xhafaj ditën e sotme, duke e krahasuar rastin e tij me Saimir Tahirin, e duke dashur deri në një farë pike edhe të distancohet prej tij.

Duke kujtuar rastin e Tahirit, kreu i qeverisë, tha:

Kur Tahiri u arrestua në shtëpi, unë kisha faj që e mbrojta nga arresti me burg dhe po unë kisha faj pse e lëshova dhe nuk e mbrojta nga arresti i shtëpisë. Ku hyj unë në këtë mes? Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqve, por nuk kemi as njerëz që u kërcasin dhëmbët organeve të drejtësisë, kur vihen në akuza".

Më tej ai vijoi të flasë për Xhafajn, duke e distancuar tërësisht nga aktet e të vëllait, e duke sulmuar hapur këtë të fundit, për të nxjerrë ministrin e tij si "burrë të mirë".

Sipas Ramës, ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet as politikisht e as moralisht për këtë çështje. Pasi tha këto fjalë, Rama nisi sulmin frontal ndaj vëllait të Xhafajt.

faf

Ai bëri me dije ministri nuk kishte shkelur asnjë ligj dhe kjo histori ka qenë e njohur për të.

Rama u shpreh:

Për mua askush nuk është mbi ligjin dhe kjo vlen edhe për vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili sot ka ikur me këmbët e veta për të kryer dënimin. Qeveria nuk mund ta marrë e ta çojë në Itali, se ka ligje që nuk e lejojnë këtë.

Për mua s'ka pasur asgjë të panjohur në këtë histori.

Në këtë histori, sipas disave, nuk kemi të bëjmë me një vëlla do si do, por me vëllain e ministrit të Brendshëm, ndaj ky i fundit s'duhej të ishte në punë. Unë s'i kam parë të lidhura këto dy gjëra. Çdokush mbi 18 vjeç varet nga këmbët e veta. Deri kur doli audio materiali, s'ka pasur as edhe një lloj hije dyshimi apo supozimi që të lidhte veprën penale të njërit vëlla me veprimtarinë e vëlliat tjetër".

Sipas Ramës, këtë e provoi edhe përgjigja e analizës nga laboratori shkencor, mbi autenticitetin e audio-përgjimit.