Jeta Osh Qef
Home

“I kishin shtruar batanijen që ta përdhunonin”, babai i 13-vjeçares rrëfen tmerrin
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.05.2018, 12:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ngjarja e djeshme në Fier, ku tre djem nga mosha 22 deri në 24 vjeç, rrëmbyen një 13-vjeçare dhe tentuan ta përdhunonin, tronditi jo pak opinionin publik dhe së pari familjen e vajzës.

32653023_1912034138815964_6358272870648381440_n

13-vjeçarja ka përjetuar tmerrin teksa ishte nisur për tek banesa e xhaxhait të shihte Tv, pasi familja e saj në kushte ekstreme varfërie nuk ka një të tillë.

3 djemtë e rrëmbyen atë në rrugë dhe e mbajtën për rreth 1 orë. Mungesa e saj për një kohë të gjatë ka vënë në lëvizje familjen, të cilët pasi e kërkuan te xhaxhai ku ajo ishte nisur dhe te fqinjët përreth, e gjetën atë të lidhur në një banesë që ishte në ndërtim.

Policia arrestoi si autorë të ngjarjes së rëndë shtetasit Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, që të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë marrë forcërisht vajzën e mitur 13-vjeçare me iniciale A.L., nxënëse në klasën e shtatë.

Vonesa e vajzës ka bërë që familja të alarmohet dhe të nisë kërkimin e saj nëpër fqinj. kur disa minuta më vonë ata kanë dëgjuar zhurma pranë një banese të braktisur.

Sipas “Panorama” kur familjarët e 13-vjeçares janë afruar në oborr, kanë parë tre djem të hidheshin nga dritarja. Në këto kushte ata kanë hyrë brenda godinës, duke dyshuar se diçka e keqe kishte ndodhur.

Aty gjetën vajzën e tyre të lidhur në njërën nga dhomat e godinës. Në gojë i ishte vënë edhe një leckë që të mos dëgjoheshin thirrjet e saj për ndihmë.

Familjarët kanë ndërhyrë në kohë duke arritur të shpëtojnë të bijën, e cila ndodhej në gjendje shoku dhe në pamundësi për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur.

Menjëherë është sinjalizuar policia, e cila ndërhyri në kohë dhe arriti të arrestonte tre të rinjtë e dyshuar për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë.

Vajza është marrë në pyetje në prani të një psikologu, por siç konfirmohet ajo është e tronditur nga ngjarja dhe nuk ka qenë në gjendje të japë detaje. Tashmë po kryhet edhe ekspertiza përkatëse nga mjekët ligjorë, nga ku do të vërtetohet nëse e mitura është e defloruar, çka do të ndryshonte akuzën ndaj të rinjve.

Babai i vajzës, Altin Lushka, u shpreh:

Çupa shkonte çdo natë tek im vëlla për të parë televizor. Iku nga ora 20:00, më thanë gratë në shtëpi. Më vonë mora vesh që nuk ishte akoma në dhomë. I kishin shtruar batanijen, i kishin bërë vendin atje ata (autorët). Vajzën e gjetëm të lidhur, do ta përdhunonin, për atë e kishin marrë ata. Kur iu afrova unë, ata ikën me vrap nga dritarja, ishin tre veta. Janë nga fshati Arapaj këtu. Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja. I kishin futur një leckë në gojë.”