Jeta Osh Qef
Home

Xhafaj ministër, opozita protestë para minsitrisë dhe përplasje me policinë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa në takimin me grupin parlamentar kryeministri Rama ka deklaruar se dorëheqja e ministrit të Brendshëm nuk është diçka që do të ndodhë, opozita nuk e ka pritur mirë këtë lajm.

Opozita është pozicionuar në një protestë pranë Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit pas inkriminimit të të vëllait.

Në protestën e organizuar nga opozita mungon kreu i PD-së, por shihen disa deputetë të tjerë bashkë me qytetarë, mbështetës të demokratëve.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku kërkonin shkarkimin e Xhafës dhe kuti të bardha, të cilat simbolizonin kutitë e drogës sipas tyre.

Situata ka agravuar kur deputetët demokratë dhe qytetarë kanë tentuar të hyjnë forcërisht në ambientet e ministrisë, por janë ndaluar nga policia.

Kjo protestë është parashikuar të zgjasë rreth 2 orë.

Opozita ka publikuar këtë javë një përgjim ambiental të Agron Xhafës, i cili thuhet se vazhdon ende trafikimin e drogës në vend që të kryejë dënimin e dhënë në Itali, por sot Rama ka deklaruar se video e përgjimit nuk është autentike por e sajuar dhe vëllai i Xhafës është vetë-dorëzuar po sot në Itali.