Jeta Osh Qef
Home

Dështimi i Donarumës, ja ku do renditej Milani pa gafat e tij
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 16.05.2018, 13:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Edhe pse vjet ishte absolutisht portieri më i mirë i Serisë A, ky sezon mund të quhet përfundimisht i dështuar për gardianin e Milanit, Xhixho Donarumën.

Në shumë ndeshje ai ka gabuar duke ndikuar drejtpërdrejt te rezultati.

Gafat e tij i kanë kushtuar shtrenjt Milanit dhe nga një përllogaritje që jkanë bërë analistët italianë, janë plot 11 pikë të munguara vetëm për faj të tij.

Me 11 pikë më shumë, Milani do të ishte në të njëjtën kuotë me Lacion e vendit të katërt, në luftë të plotë për Ligën e Kampioneve.

Një kompeticion që të garanton të paktën 30 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja.

Pra me pak fjalë sezoni i Xhixhos ishte i mbushur me gafa flagrante, që të përkthyera në shifra dhe detaje konkrete me renditjen aktuale, i kanë kushtuar Milanit pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.