Jeta Osh Qef
Home

Pako me “drogë” në derën e ministrit Xhafaj
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas fjalëve të kreut të qeverisë për ministrin Fatmir Xhafaj, opozita ka dalë dhe ka protestuar para zyrës së ministrit të Brendshëm, duke i lënë këtij të fundit pako me mbishkrime në hyrje të institucionit.

Ata kanë vendosur në derën e ministrisë disa kuti që simbolizojnë drogën, të cilat janë porosi për vëllanë e ministrit Agron Xhafajn.

Në kuti shkruhet: “Porosi për Geronin”, “Taksirat o Gone ma hidh përtej detit”, “Pako për Agronin”, “Çoma dhe mua këtë plaçkën tutje i pasha”, “Kjo është porosia e Olsit, më tha ta sjell ty”.

Ndërsa në pankartat që mbajnë në duar protestuesit shkruhet: “Do punë? Lidhu me Ermalin”,“Rama-Tahiri-Xhafaj. Shqipëria jashtë Europës”, “Xhafaj-Tahiri, dyshja e krimit”, “Xhafaj koka e krimit”.