Jeta Osh Qef
Home

"A ma ha mu**n", Nazarko i përvishet Lelës, analisti: Mos na çaj trapin!
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.05.2018, 13:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Audio-përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt ka ndezur debatin në ekranet televizive që prej ditës së hënë të kësaj jave dhe me sa duket mbrëmë ka kulmuar me ofendime dhe sharje mes dy analistëve të njohur.

Të ftuar në “Top Show” pikërisht për këtë temë, Shëptim Nazarkon dhe Alfred Lelën i kanë tradhtuar nervat teksa diskutonin për Agron Xhafën dhe inkriminim e tij në trafikun e drogës.

Debati mes analistëve:

Nazarko: Partia Demokratike po nuk nxori burimin nga e mori videon do i shkojmë me paketa në burg!

….

Nazarko-Salianjit: Ik o budalla ku merr vesh ti!

Lela-Nazarkos: Ti je gomar!

Nazarko-Lelës: A ma ha mu**n. Kur të dhjes unë ik haje!

Lela-Nazarkos: Ik dil në pension, mos na çaj trapin!

Ndërkohë, ditën e sotme Agron Xhafaj ka shpërndarë një letër publike ku shprehet se është nisur drejt Italisë për t’iu dorëzuar drejtësisë. E po ashtu Rama ka deklaruar se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, nuk ka arsye të shkarkohet nga posti i tij.

Një deklaratë që ka irrituar opozitën dhe prej më shumë se një ore ndodhet në protestë para godinës së Ministrisë së Brendshme.