Jeta Osh Qef
Home

"A ban me ta marr edhe në gojë z. Kryeministër?"
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.05.2018, 14:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nuk kanë qenë të pakta reagimet pas vendimit të kreut të qeverisë, Edi Ramës, për të mospranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, pas skandalit me vëllanë e këtij të fundit.

Megjithatë, vijon të ketë mbështetës të verbër të Ramës, të cilët i thurin lavde atij dhe e vlerësojnë për punët e bëra teksa ka qenë në drejtimin e qeverisë.

Por si të mos mjaftonte kjo, gazetari Dritan Laçi është habitur nga komenti i një qytetari, i cili thotë se do të bënte gjithçka për kryeministrin.

Laçi i ka bërë screenshot mesazhit dhe e ka publikuar, me mbishkrimin:

A ban me ta marr në gojë z. Kryeministër!”.