Jeta Osh Qef
Home

Masakra e Dajçit/Kush është Miklovan Parubi që u dënua sot me burgim të përjetshëm?
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.05.2018, 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Miklovan Parubi është 33-vjeçari nga qyteti i Shkodrës, i cili u dënua me burgim të përjetshëm ditën e sotme nga gjykata e Shkodrës.

33 vjeçari i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në 3 tetor të vitit 2016 plagosi katër të tjerë, pas një loje pokeri që përfundoi me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një loje pokeri pjesë e të cilës ishte edhe vetë autori.

Viktima të ngjarjes mbeten Arjet Saiti, 42 vjeç  dhe Gacalin Kopshtin, 30 vjeç. Ndërsa të plagosur Ndok Markut, Vinçens Kopshtit, Aleks Prendit dhe Kitas Mollës.

Këta të fundit, ishin dëshmitarë në proces krahas provave të tjera të prokurorisë mes të cilave edhe pamjet e  kamerave të sigurisë të ambientit ku u shënua ngjarja.

autori-miklovan-parubi-516x350-840x440