Jeta Osh Qef
Home

Mblidhte krom për të siguruar mbijetesën, fadroma shtyp gruan në Bulqizë
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 16.05.2018, 15:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Stoqet-e-kromit-bulqize-533x400

Foto ilustruese

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Bulqizës.

Një grua rreth të pesëdhjetave ka mbetur e vdekur në vend teksa po mblidhte krom në zonën D të kësaj miniere.

Shpresa Rami u shtyp nga fadroma teksa ishte duke punuar për të nxjerrë bukën e gojës.

Miniera e Bulqizës njihet për vdekjet tragjike në galeritë e saj.

Vetëm dy javët e fundit janë shënuar të paktën 3 viktima në këtë minierë.