Jeta Osh Qef
Home

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, Miklovan Parubi: I kisha shokë jete, por…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy vite më parë ai vrau dy shtetas dhe plagosi katër të tjerë duke i qëlluar me breshëri automatike në një nga lokalet e Dajçit në Shkodër.

Autori i masakrës së Dajçit të shkodrës është dënuar ditën e sotme me "burgim të përjetshëm". Ngjarja e rëndë ndodhi pas një loje pokeri pjesë e të cilës ishte edhe vetë autori.

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 3 vite burg Marçel Shpijati, pasi akuzohet për bashkëpunim me vrasësin dhe moskallëzim të krimit.

Ndërkohë ditën e sotme autori i masakrës Miklovan Parubi është shprehur se:

 Unë nuk e di se pse, pasi gjithë personat i kam shokë jete, kam qenë i dehur dhe kam konsumuar hashash, kam marrë në qafë shumë familje, dhe familjen time. Nuk kërkoj asgjë, vetëm drejtësi. Po ju lutem Marçelin mos e merrni në qaf, sepse ai s’ka lidhje me këtë ngjarje."

Avokatja e autorit kërkoi që të lehtësohej dënimi duke thënë se vrasja ndodhi në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, por gjykatësi i çështjes nuk pranoi duke mos ndryshuar masën e burgimit të përjetshëm për Parubin.

Viktima të ngjarjes së rëndë mbeten Arjet Saiti, 42 vjeç  dhe Gacalin Kopshtin, 30 vjeç. Ndërsa të plagosur Ndok Markut, Vinçens Kopshtit, Aleks Prendit dhe Kitas Mollës.

Të plagosurit kanë dhënë dëshmitë e tyre të cilat kanë rënduar edhe më tepër në masën e marrë ndaj autorit.