Jeta Osh Qef
Home

Tradita e pazakontë e fshatit shqiptar, burrat përleshen me njëri-tjetrin
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fshati Studeniçan, i njohur ndryshe dhe si Karshiaka, ëshë një ndër fshatrat shqiptarë në Maqedoni, që ka ruajtur identitetin pa u ndikuar nga sllavët.

1

Janë vetë banorët që ndër vite organizohen me njëri-tjetrin për të bërë manifestime me karakter tradicional.

Megjithatë, në këtë fshat organizohen dhe aktivitete, të cilat deri në njëfarë mënyre mund të cilësohen dhe si "të pazakonta".

2

“Etno Fest-Tradita vazhdon”, quhet aktiviteti me performanca të rralla ku burra përlesheshin trup më trup në sytë e qindra bashkëfshatarëve.

Në këtë manifestim, marrin pjesë mbi njëqind mundës nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe sigurisht Maqedonia.

auto_16mund31526456708

Ndryshe, Karshiaka shquhet për sportin e mundjes, dhe jorastësisht në finalen e kësaj gare arriti Muhamed Vejseli, pikërisht nga Studeniçani.

auto_16mund41526456710

Përveç banorëve të Karshiakës, ky organizim tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve dhe sportistëve nga vende të ndryshme, madje nuk mungoi as legjenda dhe kampioni botëror i mundjes, Shaban Tërstena.

auto_16mund51526456712