Jeta Osh Qef
Home

“1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Francës.

Sipas Manjanit, kryeqeveritari ka shpenzuar plotë 1 milionë euro nga taksat e qytetarëve, për takimin me Macron.

Ai shkruan në Facebook:

1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!
Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!
Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë…
Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…
Pas tenderit, bëhet takimi…
Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë?
Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…"