Jeta Osh Qef
Home

Leopardi i afrohet xhipit, turisti shtanget kur i nuhat këmbën
Shkruar nga: D.Cani | Publikuar më: 16.05.2018, 16:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ky është momenti i pabesueshëm kur turistët në një park përjetojnë një takim shumë të afërt me një leopard.

Pamjet e kapura në Delta Okavango në Botsvanën veriore tregojnë se si leopardi i afrohet një xhipi dhe nuhat këmbën e turistit para se ta “çjerr me thonj”, duke e lënë atë me një plagë.

I vetëdijshëm për rrezikun, shoferi i xhipit vendos shpejt për t’u arratisur.

4C4E2AAA00000578-0-image-a-34_1526460805127

Pastaj, leopardi mund të shihet duke u larguar nga makina, i frikësuar nga tingujt e motorit të xhipit.

Turisti ka rrëfyer:

Fillimisht pamë leopardin rreth 15 metra larg. Pastaj ai u ngrit dhe iu afrua automjetit ku isha ulur. Përfaqësuesi i parkut më tha të mos lëvizja dhe ashtu veprova. Për befasi unë nuk kisha frikë”