Jeta Osh Qef
Home

Zhdukja e tregtarit të perdeve, arrestohet shoku që bëri denoncimin
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.05.2018, 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
30 vjeçari Aleksandër Fadili, nga qyteti i Peqinit, ka rënë në prangat e policisë pasi ka denoncuar zhdukjen e mikut të tij, Fatjon Fejzillarin.

Më 29 prill të këtij viti, Fejzillari humbi pa lënë gjurmë. Të dy si shokë, kishin shkuar në Laç për të shitur perde, ndërsa 29-vjeçari rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

Nëna e Fatjonit, Fatime Fejzillari ka dyshime të mëdha se i biri, i cili kishte shkuar në Laç për të shitur perde, është grabitur dhe më pas vrarë.

Policia njofton se Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së Fadillarit.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

cats