Jeta Osh Qef
Home

PSG dhe Inter në garë për shqiptarin e Levantes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Enis Bardhi është padyshim një nga zbulimet e sezonit në kampionatin spanjoll të futbollit.

Mesfushori shqiptar, por që luan me Maqedoninë ka shkëlqyer këtë edicion duke mahnitur me golat e tij.

E nisur nga forma e mirë që ka treguar, për të kanë nisur interesimet nga klubet më me zë në Europë.

ESPN shkruan se Bardhi pëlqehet nga Interi dhe PSG-ja.

Për 23-vjeçarin shumë shpejt mund të ketë një transferim të bujshëm.

Bardhi, përveç shumë golave spektakolarë këtë sezon, shkëlqeu javën e kaluar me një dygolësh fantastik ndaj Barcelonës.