Jeta Osh Qef
Home

Eugent Bushpepa i tronditur: Po vidhen para nën emrin tim!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi pushtoi Eurovizionin dhe u duartrokit nga miliona njerëz, Eugent Bushpepën duket se e ka pritur një surprizë aspak e këndshme në Shqipëri.

Bushpepa ka denoncuar ditën e sotme një rast abuzimi, që po bëhet duke përdorur emrin e tij.

Këngëtari shkruan i tronditur se disa persona, po kërkojnë para nga njerëz të ndryshëm me pretendimin se janë Eugent Bushpepa.

Me anë të një postimi në Facebook, artisti shkruan se:

Dikush, që pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj donacioni është FALSE. Ju lutem bëjini report dhe na ndihmoni!”