Jeta Osh Qef
Home

Shqiptarët heqin të rebeluar flamurin e Vorio-Epirit: Këtu jemi në Shqypni!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndoshta shumicës prej jush mund t’ju ketë shpëtuar fakti se para dy muajsh, mijëra grekë të përkrahur nga partia naziste greke "Agimi i Artë" marshuan përpara Kuvendit të Greqisë duke kërkuar shkëputjen e jugut të Shqipërisë.

Por mesiguri askujt nuk i ka shpëtuar faktit se ditën e sotme, në Bularat të Gjirokastrës është shpalosur edhe një flamur të madh të Vorio-Epirit.

Flamuri u ngrit nga lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit, e cila ka organizuar një tubim në përkujtim të luftëtarëve të rënë në vitin 1914 në luftë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Në manifestimin e tyre, ata kanë shpërndarë në Facebook edhe fotot e flamurit me mbishkrimin në greqisht, duke zemëuar dhe acaruar qytetarët shqiptarë.

Ata kanë shkruar për JOQ.al, duke thënë se e kanë hequr flamurin grek dhe se kanë vendosur atë të Shqipërisë së Madhe.

Ata e kanë cilësuar organizatën greke si terroriste dhe shprehen si ky është një akt agresioni.

Njëri prej deklaron për redaksinë tonë se:

Përshëndetje “JOQ.al”! Ju bëj me dije se flamuri irredentist i "Vorio-Epirit" i vendosur këto ditë nga organizatat ekstremiste greke në Bularat të Gjirokastrës, u hoq sot në orët e para të mëngjesit nga aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. "

Ndërkohë në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, ata i rikujtojnë grekëve se këtu ndodhen në Shqipëri.