Jeta Osh Qef
Home

Bën video me të, gjyshja “fëlliq” Gentën e BB: Gjej ndonjë burrë dhe rri në Tiranë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Genta Gjalpi, ish-banorja e Big Brother, u përfol shumë së fundmi për disa foto e video intime që publikoi nga dhoma e një hoteli.

Pas shpërndarjes së imazheve në rrjet, ajo deklaroi se do ta fshinte llogarinë e saj në Instagram, pasi po ndihej keq.

Mirëpo, duket se ditën e sotme Genta është bërë e gjallë në rrjetet sociale, duke publikuar një video.

Ajo shfaqet me gjyshen e saj, teksa e përkëdhel dhe bën me të batuta.

Genta e pyet gjyshen nëse është apo jo mbesa më e bukur, ndërkohë që gjyshja e pohon duke i thënë:

 Hë gjej ndonjë burrë andej dhe rri në Tiranë.”

Genta fillon të qeshë dhe ia kthen gjyshes se në fakt ajo do të rrijë aty me të.

A post shared by Aggeliki Tzi (@genta.91) on