Jeta Osh Qef
Home

Europa League/ Atletico Madrit shpallet kampioni i vogël i Europës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Atletico Madrid ka fituar sot trofeun e Europa League. Spanjollët mposhtën në finalen e madhe skuadrën e Marseille.

Ekipi i Diego Simeones fitoi me rezultat të thellë, 3-0 duke dominuar ndeshjen në çdo aspekt.

Shifrat u zhbllokuan nga Antoine Griezmann dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në pjesën e dytë Atletico shënoi edhe dy gola me Griezmann dhe Gabin për rezultatin final.

Vendësit u penalizuan edhe nga dëmtimi i lojtarit kryesor, Dimitry Payet, në pjesën e parë, por gjithsesi dhanë shumë pak në këtë finale.

Tani është radha e finales së Championsit mes Liverpoolit dhe Real Madridit që do të luhet më 26 maj në stadiumin e Kievit.