Jeta Osh Qef
Home

Vdiq në paraburgim, dëshmia e fortë: E kanë vrarë efektivët, krim brenda komisariatit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është gjetur i vdekur sot në rrethana të dyshimta një 27-vjeçar në dhomat e sigurisë, teksa mbahej në paraburgimin e Korçës.

Enea Ftoi, 27 vjeç, mbahej prej 3 ditësh në paraburgim me akuzën “vjedhje” dhe sot kishte seancën e tij gjyqësore, por fatkeqësisht është gjetur i vdekur.

Familjarët e viktimës pretendojnë se djali i tyre është dhunuar për vdekje në paraburgim dhe vetëm sot i kanë lajmëruar për vdekjen e tij.

Ndërkohë është për t’u vlerësuar dëshmia e një qytetari, i cili ka shkruar për JOQ.al dhe shprehet i bindur se e kanë vrarë ekfetivët e policisë.

Para komisariatit të Korçës janë mbledhur familjarë dhe qytetarë të Enea Ftojit, të cilët kërkojnë drejtësi për të.

Qytetari shprehet për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Efektivet e Policisë se Komisariatit të Korçës sapo kane vrare me mjete te forta nje qytetar brenda komisariatit.
Ka 3 ditë që ka ndodhur ky krim dhe në komisariati dhe policia e Korçës nuk lejon mediat te shkojnë dhe te filmojnë apo t’i marin ne pyetje.
Jashtë komisariatit ndodheshin shumë njerëz te cilët kërkonin te drejtën e tyre dhe dënimin e atyre bastardeve qe kane vrarë një qytetar të thjeshtë.
Tek ne kshu përdorin dhunë përditë sepse jemi njerëz me ngjyre.
Unë kam filmuar rastësisht atje se kalova dhe pashe se çfarë po ndodhte, nuk e di nëse ishte përdorues i lendeve narkotike por me fjalët qe thonin të gjithë atje dëgjova qe e kishin vrare dhe e kishin hedhur në rrugë sot.”

Shpresojmë që në këto kushte, ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë sa më parë të vërtetën.

Video nga protesta para Komisariatit Korçë.

NJOFTIMI I POLICISE
Informacion paraprak.
Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.