Jeta Osh Qef
Home

Lajme të këqija për aktorin turk, dënohet me 4 vjet e 2 muaj burg
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Shqipëri mund ta njohim me emrin Sarp, për shkak të personazhit që ka luajtur në telefilmin turk "I infiltruari", por emri i tij i vërtetë është Çagatay Ulusoy dhe ditë te fundit lajme aspak të mira po mësojmë për të.

Ai dhe vajza e ekraneve në Turqi, Gizem Karaca, e cila është m origjinë shqiptare, janë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Bashkë me ta, për të njëjtën krim u dënua edhe këngëtari Cenk Eren me 6 vjet e 3 muaj.

Sipas mediave turke, vendimi i gjykatës erdhi pas një aksioni policor ku edhe fytyra të tjera publike u kapën me sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.