Jeta Osh Qef
Home

Me maska dhe makina lukzose, policia ndalon ish-banorin e Big Brother
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk është hera e parë që realizimet e videoklipeve muzikore shkaktojnë panik tek policia.

cats

Ditën e sotme janë ndaluar nga forcat “Shqiponja” disa të rinj, ku mes tyre bie në sy edhe ish-banori i Big Brother Albania, Elsamed Senaj.

Dhjetëra makina lukzose, kamera dhe djem me maska, kaq ka mjaftuar dhe “Shqiponjat” kanë ndaluar të rinjtë që sipas faqes “Rich Kids Tirana”, po realizonin një videoklip muzikor.

Disa djem me maska të bardha shihen teksa urdhërohen të hyjnë në makinë dhe të mos lëvizin derisa të sqarohet e gjithë situata.