Jeta Osh Qef
Home

ISIS tmerron Messin dhe Cristiano Ronaldon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

ISIS vazhdon të kërcënojë yjet e futbollit.

Organizata terroriste ka deklaruar së fundmi se kanë si objektiv Kupën e Botës që do zhvillohet pas disa javësh.

Dy futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë vazhdimisht në shenjestrën e tyre.

Ditën e sotme ata e kanë parë veten pjesë e fotove tmerruese të ISIS-it, teksa në të shkruhet:

Gjaku juaj do ta lajë tokën”.

Ditë më parë, ISIS  paralajmëroi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin se do të paguante për vrasjen e myslimanëve.

Frika është duke u rritur dita ditës së ISIS mund t’i realizojë vërtet kërcënimet në Rusi.